Një strehimore për kafshë në shtetin e Indianës, në SHBA, ka krijuar një rol të veçantë dhe të pazakontë, atë të “përqafuesit të maceve”, me qëllim që t’u ndihmojë kafshëve të braktisura të gjejnë një shtëpi të re.
Këtë detyrë e ka marrë përsipër një pensionist i quajtur Jim, i cili dikur kishte adoptuar një mace nga e njëjta strehimore.
Tashmë, ai kthehet aty çdo të dytën ditë, por jo për të adoptuar një tjetër kafshë. Jim kalon kohë me macet, i përqafon dhe i përkëdhel, duke u ofruar atyre vëmendjen dhe afërsinë që u mungon.
Kjo nismë ka një qëllim përtej përkëdheljeve. Kontakti i rregullt me njerëzit i ndihmon veçanërisht macet e turpshme dhe më pak të shoqërueshme të fitojnë besim dhe të mësohen me praninë e tyre.
Në këtë mënyrë, ato bëhen më të hapura ndaj njerëzve dhe rrisin mundësitë për t’u adoptuar nga familje që mund t’u ofrojnë një shtëpi të dashur. /Telegrafi/

