KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Telekomi: Largimi vullnetar nuk është “pagesë e punonjësve pa kryer punë”

Telekomi: Largimi vullnetar nuk është “pagesë e punonjësve pa kryer punë”

Telekomi i Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve mediatike për programin e largimit vullnetar të punonjësve, duke theksuar se ai nuk përbën “pagesë të punonjësve pa kryer punë”, porse është mekanizëm për riorganizimin e burimeve njerëzore dhe uljen e shpenzimeve.

Në një komunikatë për media, Telekomi ka bërë të ditur se në kuadër të programit të vitit 2026 janë aprovuar 95 aplikime, me një kosto të vlerësuar prej rreth dy milionë eurosh.

“Këto programe nuk përbëjnë praktikë të pagesës së punonjësve pa kryer punë, siç është interpretuar në disa raportime të fundit mediatike. Përkundrazi, ato janë mekanizma të riorganizimit të burimeve njerëzore, përmes të cilëve punonjësit, mbi baza vullnetare dhe sipas kritereve të përcaktuara, mund ta përfundojnë marrëdhënien e punës kundrejt një kompensimi financiar”, thuhet në komunikatë.

Telekomi ka rikujtuar se në programin e vitit 2022 kishin përfituar 302 punonjës, me një kosto prej rreth gjashtë milionë eurosh. Sipas ndërmarrjes, deri më tani janë kursyer rreth 13 milionë euro në shpenzimet për paga, duke rezultuar në efekt financiar neto pozitiv prej rreth shtatë milionë eurosh.

Ndërmarrja ka theksuar se aprovimi i aplikimeve nuk ishte automatik, por është bërë duke marrë parasysh nevojat operative dhe mundësinë e mbulimit të funksioneve me kapacitetet ekzistuese.

Telekomi ka sqaruar edhe raportimet për konkursin e brendshëm në fushën ligjore, duke thënë se pozita e shpallur nuk ndërlidhet me pozitat e dy ish-punonjësve të larguar përmes programit vullnetar.

Ndërkaq, lidhur me diskutimet për lidhjet familjare me drejtuesit e ndërmarrjes apo bartësit e funksioneve publike, Telekomi ka deklaruar se ato nuk mund të përbëjnë as kriter favorizimi dhe as bazë për përjashtim nga programi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.