KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Qysh nuk është marak… po s’lejun”, flet vëllai i Jakup Krasniqit pas largimit të tij (VIDEO)

“Qysh nuk është marak… po s’lejun”, flet vëllai i Jakup Krasniqit pas largimit të tij (VIDEO)

Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka folur faktin që nuk iu lejua të takonte nga afër të vëllain gjatë vizitës së tij katër-ditore në Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve, Daut Krasniqi është parë disa herë duke qëndruar pranë shtëpisë të së vëllait në lagjen Velani të Prishtinës, madje edhe në ballkonin e shtëpisë së tij, me shpresën që të paktën ta shihte Jakupin.

Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të Klan Kosovës, gazetarja Endrita Bajrami e intervistoi atë, ku ai shprehu merakun për ta takuar të vëllain.

“Qysh nuk është marak me pa. Po s’e lejun, çka me bo…”, u shpreh Dauti.

I pyetur nga gazetarja nëse kishte kërkuar që takimi të realizohej përmes zyrtarëve të EULEX-it apo avokatëve, ai u përgjigj shkurt:

“Jo, jo, s’kemi kërku”, tha ai.

Ndërkohë, vizita katër-ditore e Jakup Krasniqit në Kosovë ka përfunduar dhe ai është nisur drejt Aeroportit për t'u kthyer në Hagë. Vizita iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.