KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katër ditë pranë familjes, pastaj sërish ndarja: Pamje prekëse nga largimi i Jakup Krasniqit

Katër ditë pranë familjes, pastaj sërish ndarja: Pamje prekëse nga largimi i Jakup Krasniqit

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën e tij katërditore në Kosovë, duke u përshëndetur me familjarët e tij në momente tejet emocionuese dhe të vështira për të gjithë.

Pamjet nga momenti i ndarjes janë të mbushura me emocione dhe dhimbje. Krasniqi shihet teksa përqafon mbesën e tij, në një moment prekës familjar, ndërsa djali i tij shihet duke mbyllur derën e shtëpisë, duke shënuar kështu përfundimin e vizitës dhe largimin e tij, raporton IndeksOnline.

Përtej çdo fjale, këto pamje përcjellin dhimbjen e një familjeje që duhet të ndahet sërish, pas vetëm katër ditësh të kaluara së bashku.

Vizita katërditore e Krasniqit në Kosovë përfundon kështu me një përshëndetje të vështirë me më të dashurit e tij, duke lënë pas emocione të forta dhe një ndarje që prek këdo që i sheh këto pamje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.