KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon vizita katër-ditore, Jakup Krasniqi niset drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë (VIDEO)

Përfundon vizita katër-ditore, Jakup Krasniqi niset drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë (VIDEO)

Ka përfunduar vizita katër-ditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë. Ai është nisur drejt aeroportit për t'u kthyer në Hagë.

Sikurse edhe ditëve paraprake, Krasniqi ka qëndruar edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku ka takuar familjarët e ngushtë.

Për ndryshimin e agjendës ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, e cila në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve bëri të ditur se nisja e tij është realizuar më herët sesa ishte planifikuar fillimisht.

“Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, po niset për në Aeroport. Në minutat e fundit është ndërruar agjenda, e cila ka qenë e paraparë që deri në orën 14:00 Krasniqi të qëndrojë këtu te familja e tij në Prishtinë dhe më pas, në orën 15:00, ta ketë aeroplanin special për të udhëtuar për në Hagë. Megjithatë, sot jemi informuar se kjo vizitë në fakt do të përfundojë në orën 12:00”, theksoi gazetarja.

Kujtojmë se qëndrimi i Krasniqit në Kosovë u mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.