Një person ka humbur jetën në Istog, ndërsa rasti po trajtohet si i dyshimtë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia, e cila ka bërë të ditur se në këtë rast ka një viktimë.
“Po, është e konfirmuar, është një viktimë”, ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit pritet të bëhen të ditura.
Burimi: klankosova.tv ↗

