KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pse uthulla e bardhë nuk është zgjidhja e duhur për pastrimin e enëlarëses

Pse uthulla e bardhë nuk është zgjidhja e duhur për pastrimin e enëlarëses

Përdorimi i uthullës së bardhë për pastrimin e enëlarëses është një nga truket më të përhapura në internet, por testet tregojnë se kjo metodë nuk është efektive. Madje, në disa raste, mund të dëmtojë edhe pajisjen.

Sipas një testi të kryer nga Consumer Reports, vendosja e një filxhani uthull në raftin e sipërm dhe aktivizimi i një cikli me temperaturë të lartë nuk arriti të largonte depozitat minerale që krijohen nga uji i fortë.

Gjatë përdorimit, enëlarësja grumbullon yndyrë, mbetje ushqimore, minerale dhe detergjent. Edhe pse uthulla e bardhë është një produkt i lirë dhe natyral, ajo nuk arrin t’i pastrojë në mënyrë efektive këto depozita.

Larry Ciufo, menaxher i lartë i projektit të testimit në Consumer Reports, i cili ka testuar më shumë se 500 enëlarëse gjatë 15 viteve të fundit, u shpreh se uthulla nuk pati asnjë efekt gjatë provës. Sipas tij, sot ekzistojnë produkte të posaçme për pastrimin e këtyre pajisjeve, të cilat japin rezultate shumë më të mira.

Për më tepër, uthulla mund të shkaktojë dëme. Acidi acetik që ajo përmban mund të gërryejë pjesët prej gome të enëlarëses, përfshirë guarnicionet, siç paralajmërojnë disa prodhues.

Një tjetër hap i rëndësishëm për mirëmbajtjen e pajisjes është pastrimi i filtrit. Consumer Reports rekomandon që kjo të bëhet rreth një herë në muaj, në varësi të shpeshtësisë së përdorimit. Mbetjet e ushqimit mund të bllokojnë filtrin dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e larjes së enëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.