KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

31 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

31 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

Sot shënohen 31 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës disa vjeçare në këtë vend.

Marrëveshja u nënshkrua më 21 nëntor 1995, në bazën ushtarake amerikane “Wright-Patterson”, në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një nga pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje ishte ndarja territoriale e Bosnjë dhe Hercegovinës, ku 51 për qind e territorit iu takoi Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa 49 për qind Republikën Serbe.

Përmes këtij dokumenti, palët nënshkruese u zotuan për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera të OSBE-së, duke u angazhuar për respektimin e sovranitetit dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

Marrëveshja e Dejtonit shënoi fundin e një prej luftërave më të përgjakshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë kishte nisur pas shpalljes së pavarësisë nga Jugosllavia dhe kishte shkaktuar humbjen e dhjetëra mijëra jetëve njerëzore, si dhe zhvendosjen e qindra mijëra qytetarëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.