KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“I ke dalë kundër Zotit”, “Zoti na i ka nda gjinitë”, përplasje mes Vjollcës dhe Arlindës për orientimin e saj seksual

“I ke dalë kundër Zotit”, “Zoti na i ka nda gjinitë”, përplasje mes Vjollcës dhe Arlindës për orientimin e saj seksual

Një tjetër përplasje e fortë ka ndodhur mes Vjollcës dhe Arlindës gjatë spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP Kosova 5”.

Dy banoret janë përfshirë sërish në një debat me tone të ashpra, ku në qendër të diskutimit këtë herë ishte edhe çështja e gjinisë dhe bindjeve fetare.

Gjatë përplasjes, Vjollca i është drejtuar Arlindës duke e akuzuar se me qëndrimet e saj ka dalë kundër Zotit.

– YouTube youtu.be

“Ti i ke dalë kundër Zotit, që thua ‘Mos përmendni gjini, por përmendi mendësi’. Zoti i ka ndarë gjinitë. Zoti kur kena lindur na i ka ndarë gjinitë”, i tha Vjollca.

Ajo vazhdoi më tej me kritikat ndaj regjisores, duke pretenduar se Arlinda e kishte tejkaluar kufirin me deklaratat e saj.

“E ke konstatuar ekzistencën e tij (Zotit) dhe e tejkalove”, vazhdoi Vjollca gjatë debatit.

Arlinda Morina, nga ana tjetër, e ka pranuar publikisht orientimin e saj seksual si lezbike, ndërsa kjo temë është bërë vazhdimisht pjesë e diskutimeve dhe përplasjeve të saj me banorët e tjerë në shtëpinë e BBVK-së.

Debati mes dy banoreve u zhvillua para publikut gjatë spektaklit ‘Prime’, duke rikthyer në vëmendje përplasjet e tyre të mëparshme brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.