KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Irani po i mashtron njerëzit prej 51 vjetësh, duam një marrëveshje të vërtetë

Trump: Irani po i mashtron njerëzit prej 51 vjetësh, duam një marrëveshje të vërtetë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje të vërtetë me Iranin, duke akuzuar Teheranin se prej 51 vjetësh po ofron marrëveshje që, sipas tij, nuk janë serioze.

Duke folur për tensionet me Iranin, Trump ka thënë se çmimet e karburanteve do të varen edhe nga mënyra se si do të zgjidhet përplasja mes dy vendeve.

“Ata duan të arrijnë një marrëveshje, por nuk duan një marrëveshje që do të ishte e pranueshme për mua”, ka deklaruar Trump.

Ai ka theksuar se Uashingtoni kërkon një marrëveshje konkrete dhe jo atë që e cilësoi si mashtrim të vazhdueshëm nga ana e Iranit, shkruan skynews.

“Ne duam një marrëveshje të vërtetë, jo një marrëveshje të rreme, si ato që kanë bërë gjatë 51 vjetëve të fundit. Ata i kanë mashtruar njerëzit për 51 vjet”, ka thënë presidenti amerikan.

Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë të tensioneve të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa mosmarrëveshjet mes dy vendeve kanë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë.

Në qendër të shqetësimeve mbetet Ngushtica e Hormuzit, rrugë strategjike detare mes Iranit dhe Omanit, përmes së cilës transportohet një pjesë e konsiderueshme e naftës në botë.

Çdo ndërprerje e lundrimit në këtë ngushticë, apo frika nga përshkallëzimi i konfliktit, mund të shkaktojë rritje të çmimeve të naftës dhe, rrjedhimisht, të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.