KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Isni Kilaj: Shujtat në Hagë na i sillnin të ngrira, ushqimin e blinim vet

Isni Kilaj: Shujtat në Hagë na i sillnin të ngrira, ushqimin e blinim vet

Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata Speciale, në një intervistë ka treguar se si ishte jeta brenda mureve të paraburgimit pranë Dhomave të Specializuara.

Në një intervistë për RTV21, Isni Kilaj ka rrëfyer edhe për ushqimin që u shërbehej të paraburgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm për konsum.

Kilaj ka treguar se ushqimi shpërndahej në shujta 24-orëshe dhe, sipas tij, shpesh ishte i ngrirë dhe i ruajtur për një kohë të gjatë, para se të ngrohej në mikrovalë dhe t’u servohej të paraburgosurve.

“Një shujtë 24-orëshe është kur ata na e sjellin në orën 11:00. Është një ushqim i ngrirë, që sigurisht ka qëndruar me muaj e vite. E ngrohin në mikrovalë dhe na e sjellin. Ushqimi që ka qëndruar aty gjatë është i pangrënshëm”, ka deklaruar Kilaj.

Ai ka thënë se të paraburgosurit kanë bërë ankesa të vazhdueshme për cilësinë e ushqimit, por sipas tij, nuk janë marrë masa për përmirësimin e tij.

“Ne kemi bërë ankesa vazhdimisht, por asnjëherë nuk kanë marrë masa për ta ndryshuar ushqimin e të burgosurve”, ka thënë ai.

Kilaj ka treguar se për shkak të cilësisë së ushqimit që u ofrohej, të paraburgosurit detyroheshin të blinin ushqime të tjera për të plotësuar nevojat e tyre.

“ Të gjithë blejnë ushqim, sepse nuk kemi mundësi të jetojmë me ushqimin që ata na e ofrojnë. Është një kuzhinë në një sallë të përbashkët për të gjithë”, ka rrëfyer Kilaj.

Ai ka shtuar se secili i paraburgosur kishte qelinë e vet, ndërsa në mëngjes liroheshin nga qelitë rreth orës 07:00.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.