KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

KF Ulpiana reagon pas tensioneve në ndeshjen e U17-ve ndaj FC Lipjani 01

KF Ulpiana reagon pas tensioneve në ndeshjen e U17-ve ndaj FC Lipjani 01

Menaxhmenti i KF Ulpiana 1926 ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjet e ndodhura në përfundim të ndeshjes së kategorisë U17 ndaj FC Lipjani 01, të zhvilluar më 15 nëntor.

Përmes një komunikate të publikuar, klubi lipjanas ka sqaruar se ky reagim vjen pas shqyrtimit të kujdesshëm të video-incizimeve dhe analizimit të situatës, me qëllim që qëndrimi i tyre të jetë sa më objektiv, transmeton IndeksOnline.

Nga KF Ulpiana 1926 kanë shprehur shqetësimin për komunikimin dhe reagimet nga tribunat që nuk përkojnë me frymën sportive, mosrespektimin e hapësirave të përcaktuara për ekipet nga njëra palë, si dhe praninë e personave të paautorizuar në zonën e bordit nga pala tjetër. Po ashtu, klubi vlerëson se menaxhimi i situatës nga ana e gjyqtarit ka mundur të jetë më efektiv në parandalimin e tensioneve.

“Duhet të kemi parasysh se të dy ekipet i përkasin të njëjtit komunitet dhe të njëjtës rrethinë. Fëmijët që janë kundërshtarë në fushën e futbollit mund të jenë shokë klase, shkolle dhe miq në jetën e përditshme. Prandaj, të gjithë kemi përgjegjësi të kontribuojmë në një ambient sportiv të shëndetshëm, të bazuar në respekt, edukim dhe fair-play”, thuhet në reagimin e klubit.

Në fund, menaxhmenti i KF Ulpiana 1926 ka inkurajuar të gjithë akterët e përfshirë që të kontribuojnë në ruajtjen e frymës sportive dhe profesionalizmit në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten, duke kujtuar se fëmijët janë në fushë për të luajtur futboll, për t’u edukuar dhe për të ndërtuar miqësi. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.