KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pavarësisht luftës, trefishohet numri i kompanive gjermane në Ukrainë

Pavarësisht luftës, trefishohet numri i kompanive gjermane në Ukrainë

Rusia nuk do ta fitojë luftën, investimet gjermane në Ukrainë janë trefishuar.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Rusia nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë, duke theksuar se Gjermania do të vazhdojë të investojë në këtë shtet edhe përkundër agresionit rus.

Gjatë një deklarate, Merz tha se investimet e sotme në Ukrainë do të sjellin përfitime të shumëfishta në të ardhmen, përmes stabilitetit, mundësive të reja për eksport, projekteve të përbashkëta dhe rritjes ekonomike.

Ai theksoi se asnjë kompani gjermane nuk është larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, ndërsa numri i kompanive gjermane që operojnë në këtë vend është pothuajse trefishuar gjatë kësaj periudhe.

“Ajo që investojmë sot në Ukrainë, do të na kthehet shumëfish në formën e stabilitetit, mundësive për eksport, projekteve të përbashkëta dhe rritjes ekonomike”, deklaroi Merz.

Kancelari gjerman shtoi se vazhdimi i pranisë së bizneseve gjermane në Ukrainë dëshmon besimin në të ardhmen e vendit, pavarësisht luftës së nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.