Opinionistja Rudina Dembacaj u është drejtuar Fatlumit dhe banorëve të tjerë, duke kritikuar diskutimet e tyre të vazhdueshme për lidhjen e Anjezës jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.
Ajo i ka thënë Fatlumit se, ndonëse është një gjykues i mirë, mendimi i tij nuk duhet të ndikojë në jetën private të të tjerëve.
“Ti je një supergjykues, por mendimi yt nuk ka si të jetë për jetën e tjetrit. E keni bërë shumë lojë këtë të dashurin e Anjezës, por njeriu i botës është jashtë”, ka thënë Rudina.
Ajo ka shtuar se, nëse kjo është pjesë e lojës, Anjeza mund t'ua dëshmojë një ditë se nuk është ashtu.
“Kush shet më së shumti moral në televizion, është më i kalbur brenda”, ka deklaruar opinionistja.
Burimi: klankosova.tv ↗

