KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KFOR-i zhvillon ushtrimin “Golden Sabre” në Vrelo, në trajnim përfshihen edhe Policia dhe EULEX-i

KFOR-i zhvillon ushtrimin “Golden Sabre” në Vrelo, në trajnim përfshihen edhe Policia dhe EULEX-i

Misioni i KFOR-it ka zhvilluar ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrelo, ku janë simuluar skenarë të ndryshëm emergjentë dhe situata me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë këtij ushtrimi njësitë kanë praktikuar procedurat për menaxhimin e turmave dhe trazirave (CRC), evakuimin mjekësor ajror (MEDEVAC), si dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

KFOR-i ka theksuar se trajnimet e përbashkëta janë të rëndësishme për të siguruar bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet njësive shumëkombëshe dhe institucioneve të tjera të sigurisë, në mënyrë që të jenë të gatshme të reagojnë shpejt dhe me efikasitet në situata emergjente.

Në fund, KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.