Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga realizimi i dy operacioneve policore, gjatë të cilave janë arrestuar pesë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar substanca narkotike, armë, para dhe prova të tjera materiale.
Përmes publikimit të pamjeve, Policia ka bërë të ditur se operacionet kanë rezultuar me arrestimin e pesë të dyshuarve, raporton lajmi.net.
Gjatë aksioneve, zyrtarët policorë kanë sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, armë, para të gatshme dhe dëshmi të tjera që mund të shërbejnë në procedurat hetimore.
Pamjet e publikuara nga Policia e Kosovës tregojnë momente nga realizimi i dy operacioneve./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

