KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Heshtja e institucioneve për incidentin në FSK, Ibishi: Të hetohet ku ishte problemi (VIDEO)

Heshtja e institucioneve për incidentin në FSK, Ibishi: Të hetohet ku ishte problemi (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kërkuar hetim të plotë lidhur me rastin e incidentit me granatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se duhet të sqarohet nëse problemi ka qenë te municioni apo te arma.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ibishi ka thënë se institucionet përgjegjëse nuk duhet të heshtin për këtë rast, pasi, sipas tij, shteti ka përgjegjësi për garantimin e sigurisë së pjesëtarëve të FSK-së.

Ai ka theksuar se incidentet e tilla nuk duhet të përsëriten, duke përmendur rrezikun që paraqet një granatë e tillë.

“Në pesë metra kjo granatë është vdekjeprurëse, ndërsa në 15 metra shkakton lëndime. Fatmirësisht, nuk ka pasur plagosje të rënda”, ka deklaruar Ibishi.

Ai ka kritikuar edhe mungesën e reagimit institucional, duke përmendur Ministrinë e Mbrojtjes dhe Komisionin Parlamentar për FSK-në.

“E kemi ministrin e Mbrojtjes dhe të gjitha institucionet përkatëse, por ai nuk e di që as opinioni ekziston. Atë e ka zgjedhur Parlamenti, ai duhet të alarmojë. E kemi edhe Komisionin Parlamentar për FSK-në, i kemi të gjitha institucionet, por ka heshtje”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që rasti të hetohet përmes ekspertizës, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i incidentit dhe të shmangen raste të ngjashme në të ardhmen.

“Nuk duhet të heshtet. Duhet të hetohet nëse problemi qëndron te municioni apo te arma. Duhet të bëhet ekspertiza dhe të dalin rezultatet e hetimit”, ka deklaruar Ibishi.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.