KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Adeyemi i jep leksion Diomandes, diferenca prej 103 milionë eurosh po bëhet temë diskutimi

Adeyemi i jep leksion Diomandes, diferenca prej 103 milionë eurosh po bëhet temë diskutimi

Transferimet e Barcelonës dhe Real Madridit në repartin ofensiv po krahasohen gjithnjë e më shumë.

Karim Adeyemi, i cili iu bashkua katalunasve për një shumë relativisht të ulët, po regjistron paraqitje që deri tani e vendosin përpara Yan Diomandes, transferimit të shtrenjtë të madrilenëve.

Të dy lojtarët kanë nga katër gola këtë sezon, por gjermani ka pasur nevojë për shumë më pak kohë në fushë. Adeyemi ka shënuar në 546 minuta, ndërsa Diomande në 892 minuta.

Në anën tjetër, lojtari i Real Madridit ka një asistim më shumë se kundërshtari i tij.

Edhe shifrat e transferimeve flasin vetë. Barcelona siguroi shërbimet e Adeyemit për 22 milionë euro, ndërsa Real Madridi pagoi 125 milionë euro për Diomanden, me mundësi që kjo shumë të rritet përmes bonuseve.

Natyrisht, krahasimi nuk mund të jetë përfundimtar pas vetëm disa muajsh, pasi të dy futbollistët kanë cilësi të ndryshme.

Diomande spikat veçanërisht në driblime dhe depërtime, por për momentin Adeyemi po rezulton më produktiv në raport me minutat e luajtura dhe investimin e bërë nga Barcelona. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.