KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Erërat e forta në disa komuna, dy persona lëndohen në kokë, dëme mijëra euro

Erërat e forta në disa komuna, dy persona lëndohen në kokë, dëme mijëra euro

Moti i ligë që mbizotëroi të enjten mbrëma ka shkaktuar dëme në disa komuna të vendit, ku veç atyre materiale në Ferizaj dy persona janë lënduar në kokë. Dy shkolla në po këtë komunë pezulluan procesin mësimor për shkak të dëmeve që u shkaktuan. Edhe bizneset presin mbështetje nga institucionet.

Erërat e forta qitën në tokë rreth 400 metra të kulmit.

Ky është dëmi që shkaktoi moti i ligë në gjimnazin “Shaban Hashani” në Ferizaj, andaj edhe mësimi për të premten u anulua.

Madje, me shirita ishte e ndarë edhe zona ku s’lejohej qarkullimi meqë në të njejtin objekt mësimin po e vazhdonin nxënësit e mjekësisë veçse ajo pjesë nuk qe e rrezikuar.

“Janë diku rreth 400 metra katrorë të kulmit të dëmtuar pjesa tjetër nuk është dëmtu ndërsa brenda klasët nuk janë dëmtu por janë edhe dy dritare që janë thy por ato janë probleme të vogla që rregullohen shpejt”, deklaroi ushtruesi i drejtorit të shkollës, Arbër Haliti.

Haliti tregoi nëse shkolla do të jetë gati për t’iu rikthyer mësimit pas pushimit të fundjavës.

“Besoj që po sepse në bazë të vlerësimit po konstatojmë që të hënën do të vazhdojmë mësimin përkundër edhe punimeve që mund të bëhen”, u shpreh ai.

Dëme pësoi edhe objekti i shkollës profesionale “Zenel Hajdini” në po këtë komunë.

As këtu, të premten s’pati mësim.

Veç dëmeve materiale, punë pas mesnate pati edhe Emergjenca e cila pranoi për trajtim pacientë që u lënduan nga erërat e forta.

“I kemi pranu dy pacient me lëndime të kokës, njëri ka qenë si pasojë e goditjes nga erërat e forta e tjetrin e ka godit era edhe e ka rrëzu dhe ka lëndu kokën, pas trajtimit të dy janë liruar për në shtëpi”, u shpreh specialisti, Avdi Tahiri.

Veç qendrës së qytetit që pati goxha dëme, as bizneset s’kaluan lehtë.

E gjithë çatia i ra edhe fabrikës së karrigeve e mobileve.

“Një kalkulim që e kemi bërë fillestar vlera e dëmit është afërsisht 30 mijë euro pa i llogaritur dëmet që munden me u bë nëse nuk intervenohen shpejt sepse sot e kemi dorëzu një kërkesë në komunë me dal ekipet por deri më tani nuk ka ardh askush”, u shpreh menaxheri i fabrikës, Rasim Selmani.

Ai tregoi nëse presin që shteti të iu ndihmoi në riparimin e dëmit.

“Shpresojmë me pas ndihmë prej komunës nëse nuk ka prej komunës shpresojmë edhe më shumë nga qeveria që me na dal në ndihmë dikush”, tha ai.

Menjëherë hapa kanë ndërmarrë edhe nga Komuna e Ferizajt, të cilët mbrëmë pas vlerësimeve edhe bën ndërprerjen e energjisë elektrike.

“Atëherë ekipet tona emergjente janë duke përgatitur planet dhe raportet për të gjitha dëmet që janë shkaktuar edhe në objektet kolektive edhe në biznese edhe në serra sepse i kemi disa informacione që disa toka bujqësore janë dëmtu dhe besoj që në një afat shumë të shkurt do ta bëjmë një raport”, u shpreh drejtori i Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti.

Erërat e forta të së enjtes në mbrëmje, dëme bën edhe në komunën e Gjilanit, Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit e Suharekës.

Në Gjilan e Prizren veç dëmeve në çati pati dëme edhe në rrëzimin e shtyllave elektrike e ndërprerjes së rrymës.

Probleme pati edhe në komunën e Rahovecit, konkretisht në Krushë të Madhe, ku erërat dëmtuan kulmin e një biznesi.

Ekipet e drejtorisë së Emergjencave e Zjarrfikësit ndërhynë edhe në disa lagje të Prishtinës ku pati dëme.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.