KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sërish goditet kontrabanda me narkotikë, Sveçla ndan detaje nga operacioni në Mitrovicë të Jugut

Sërish goditet kontrabanda me narkotikë, Sveçla ndan detaje nga operacioni në Mitrovicë të Jugut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një tjetër rast të luftimit të kontrabandës së narkotikëve.

Pas operacionit “Taslixhe” në Prishtinë dhe Gjakovë, që rezultoi me 4 të arrestuar dhe 15 kg marihuanë, operacioni tjetër u zhvillua në Mitrovicë të Jugut, shkruan IndeksOnline.

“Ashtu siç jemi zotuar, lufta ndaj trafikantëve dhe shpërndarësve të drogës do të jetë e pandalshme, orë pas ore dhe në çdo cep të vendit. Sot, në Mitrovicën e Jugut, Policia e Kosovës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka realizuar operacion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar ndërsa është sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, në sasi prej 51.2 gramësh një pjesë e së cilës ishte e përgatitur për shitje, dy telefona celularë dhe 1,155 euro para të gatshme” shkroi Sveçla.

Ky është postimi i plotë i ministrit:

Ashtu siç jemi zotuar, lufta ndaj trafikantëve dhe shpërndarësve të drogës do të jetë e pandalshme, orë pas ore dhe në çdo cep të vendit. Sot, në Mitrovicën e Jugut, Policia e Kosovës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka realizuar operacion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar ndërsa është sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, në sasi prej 51.2 gramësh një pjesë e së cilës ishte e përgatitur për shitje, dy telefona celularë dhe 1,155 euro para të gatshme.

Të gjithë ata që merren me trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve do të përballen me institucionet e rendit dhe drejtësisë. Nuk do të ketë askund hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.