KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria e RMV-së: Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake

Qeveria e RMV-së: Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake

Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake, thonë sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria tashmë punon për përmirësimin e zgjidhjeve ekzistuese, ndërsa institucionet kompetente ndërmarrin masa në kuadër të kompetencave të tyre”, thonë nga Qeveria.

Nga atje thonë se në këtë proces, kontributi i opinionit profesional dhe i organizatave që punojnë çdo ditë me viktimat është i rëndësishëm.

“Njëkohësisht, konsiderojmë se debati publik për një temë kaq të ndjeshme duhet të zhvillohet me përgjegjësi të veçantë.

Mesazhet e dallueshme partiake në debatin për dhunën e vështirësojnë bashkëpunimin për të cilin kanë nevojë viktimat, ndërsa narrativi politik e largon vëmendjen nga çështja që duhet të jetë në qendër të vëmendjes, e ajo është mbrojtja e viktimave”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.