Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.
Sipas Kurtit, temat që sot u diskutuan ishin sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat.
“Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm kërkon një ndarje të qartë të përgjegjësive, por edhe një bashkëveprim të vazhdueshëm ndërmjet nesh. Institucionet e Republikës e kanë për detyrë të krijojnë mjedisin e sigurt, sundimin e ligjit dhe kushtet e barabarta për zhvillim, ndërkaq bizneset janë ato që investojnë, marrin mbi supe rrezikun sipërmarrës, prodhojnë, eksportojnë dhe krijojnë vende të reja të punës. Rrjedhimisht, bashkëpunimi ynë nuk është thjesht dëshirë, por domosdoshmëri ekonomike e shtetërore” shkroi Kurti.
Ky është postimi i plotë i tij:

