KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Shpata e artë” bashkon në operacion Policinë, KFOR-in, EULEX-in, FSK-në dhe AME-në

“Shpata e artë” bashkon në operacion Policinë, KFOR-in, EULEX-in, FSK-në dhe AME-në

Në kampin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, me pjesëmarrje nga Policia, KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja, AME-ja dhe Shërbimet Shëndetësore, është mbajtur ushtrimi i përbashkët operacional “Shpata e artë”.

Sipas PK-së, qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike, duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.

Ushtrimi “Shpata e artë” u ndoq nga afër nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, zëvendëskomandanti i KFOR-it, Onur Çakici, shefi i EULEX-it, Antero Lopes, përfaqësues të FSK-së, AME-së dhe Shërbimeve shëndetësore, si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.

Në fund të këtij ushtrimi pjesëtarët e të gjitha institucioneve pjesëmarrëse, u përgëzuan për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit, e në veçanti për bashkëpunimin ndër-institucional, si dhe gatishmërinë e lartë për ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.