KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pse po rritet feja Islame në botë? Debat në studio (VIDEO)

Pse po rritet feja Islame në botë? Debat në studio (VIDEO)

Besim Osmani, avokat, ishte i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku diskutoi për zhvillimet dhe ndryshimet në përkatësinë fetare në shoqëri.

Gjatë diskutimit lidhur me temën se pse Islami mund ta kalojë Krishterimin, Osmani foli edhe për ndryshimet e vërejtura në Shqipëri sa i përket përkatësisë fetare.

Ai theksoi se, sipas të dhënave që përmendi, rritja më e madhe në vitet e fundit është shënuar te personat që deklarohen ateistë, ndërsa për sa i takon asaj se Islami a pritet ta tejkalojë Krishterimin, ai tha se pritet të shihet.

“Ajo që është e faktuar në Shqipëri vitet e fundit, del që numri i personave ateistë ka shënuar rritjen më të madhe në raport me personat që i përkasin besimit mysliman apo katolik”, u shpreh Osmani.

Vlen ta potencojmë se klankosova.tv, dje ka publikuar një shkrim lidhur me një studim nga qendra kërkimore "Pew Research Center", sipas të cilit theksohet se Islami pritet ta tejkalojë krishterimin deri në vitin 2035 si feja më e përhapur në botë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.