KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Duka kërkon rritjen e fondit të sponsorizimeve në 10 miliardë lekë dhe kuotë të garantuar për futbollin

Duka kërkon rritjen e fondit të sponsorizimeve në 10 miliardë lekë dhe kuotë të garantuar për futbollin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar përmes një editoriali pas miratimit në parim të projektligjit “Për donacionet dhe sponsorizimet”, duke e vlerësuar nismën si një hap përpara, por duke kërkuar ndryshime substanciale që, sipas tij, sigurojnë mbështetje reale për sportin, artin dhe kulturën.

Kërkesa kryesore e kreut të FSHF-së është që tavani vjetor i parashikuar në projektligj prej 2 miliardë lekësh të rritet pesëfish, në jo më pak se 10 miliardë lekë (rreth 111 milionë euro), si dhe të ketë një mekanizëm të detyrueshëm rritjeje çdo vit në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe të ardhurat tatimore.

Kërkesat kryesore të Dukës për projektligjin janë këto

Fondi dhe kuota për futbollin: Rritja e tavanit në 10 miliardë lekë në vit për artin, kulturën dhe të gjithë sportin, me një kuotë të garantuar dhe ndarje transparente për FSHF-në, klubet sipas kategorive dhe akademitë, përfshirë edhe klubet e vogla.

Trajtimi tatimor: Sponsorizimi të përcaktohet qartë si pagesë alternative e tatimit mbi fitimin, brenda kufijve ligjorë dhe nivelit prej 30%, në mënyrë që bizneset të kenë siguri juridike dhe fiskale.

Pa miratime paraprake për çdo kontratë: Kriteret e përfitimit të përcaktohen drejtpërdrejt në ligj dhe veprimtaria futbollistike që i plotëson ato të njihet si me interes publik, ndërsa kontrolli dhe transparenca të realizohen ex-post (pas zbatimit), me sanksione të qarta për shkeljet.

Infrastruktura sportive: Garantohet një pjesë e fondeve për fusha dhe mjedise stërvitje, të cilat Duka i cilëson si nevojën më urgjente për të rritur pjesëmarrjen dhe për t’u shërbyer komuniteteve.

Argumentet ekonomike të FSHF-së, Për të mbështetur kërkesën për financim më të madh, Duka sjell në vëmendje kontributin e sektorit të futbollit:

Vetëm FSHF-ja dhe anëtarët e saj kanë paguar 342,400,806 lekë tatime dhe kontribute gjatë vitit 2025.

Duke iu referuar studimit UEFA GROW SROI (bazuar në të dhënat e vitit 2020), përfitimet ekonomike, sociale dhe shëndetësore vlerësoheshin në rreth 46 milionë euro në vit me 18,587 futbollistë të regjistruar; me rritjen e numrit të futbollistëve të regjistruar në 25,000, këto përfitime llogaritet se arrijnë në 70 milionë euro në vit.

Në përmbyllje të editorialit, Duka shpreh gatishmërinë e FSHF-së për të vijuar bashkëpunimin me qeverinë, Kuvendin dhe aktorët e tjerë me qëllim që legjislacioni i ri të sjellë më shumë fëmijë në sport, klube më të qëndrueshme dhe infrastrukturë më të mirë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.