Si pasojë e erërave të fuqishme që ishin mbrëmjen e kaluar në Tetovë, ka pasur nevojë për 15 intervenime nga ana e zjarrfikësve, kështu bëri të ditur drejtori i Njësisë Territoriale kundër Zjarrit, Avni Ameti.
Ameti, përcjell "TV21", tha se janë shkaktuar dy zjarre, ndërkohë që ka pasur çati të dëmtuara, shtylla elektrike dhe rrugë të bllokuara.
Ai bëri të ditur se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Burimi: zeri.info ↗

