Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur intervistimin e Samka Drançollit, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës.
Intervistimi i Drançollit vjen pas përfundimit të intervistimit të Albulena Muja Bajraktarit, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës.
Komisioni po zhvillon intervistimet në kuadër të hetimit parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt.
Burimi: klankosova.tv ↗

