KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Betoni i dobët, inspektorati shqipton gjoba për kompanitë

Betoni i dobët, inspektorati shqipton gjoba për kompanitë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 06/L-033 për Produktet e Ndërtimit dhe udhëzimeve administrative përkatëse, ka realizuar 54 inspektime lidhur me vendosjen në treg të betonit të gatshëm, çimentos dhe elementeve të betonit.

Sipas njoftimit për media gjatë këtyre inspektimeve janë marrë mostra të produkteve, të cilat janë testuar në laboratorë të akredituar.

Nga rezultatet laboratorike dhe inspektimet e realizuara, është konstatuar se 26 mostra nuk i kanë përmbushur kërkesat teknike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.Si rezultat, IQMT ka shqiptuar 26 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 98,000 eurosh.

Mbikëqyrja e produkteve të ndërtimit mbetet thelbësore për garantimin e cilësisë, sigurisë dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve, si dhe për parandalimin e vendosjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e kërkuara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.