KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Shtimes nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga erërat e fuqishme

Komuna e Shtimes nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga erërat e fuqishme

Komuna e Shtimes ka njoftuar se ka filluar pranimi i kërkesave nga qytetarët që kanë pësuar dëme materiale si pasojë e erërave të fuqishme të 19 nëntorit.

Sipas njoftimit, qytetarët e prekur mund t’i paraqesin kërkesat e tyre nga 20 deri më 30 nëntor 2026, në sportelet e Komunës së Shtimes.

Kërkesat do të pranohen çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00, dhe duhet t’i drejtohen Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera.

Komuna ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtij afati, kërkesat nuk do të pranohen për shqyrtim dhe vlerësim të dëmeve.

Andaj, të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga erërat e fuqishme ftohen që të paraqesin kërkesat e tyre, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, brenda afatit të përcaktuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.