Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në rrjetet sociale. Vendimi vjen pas një serie të dobët rezultatesh që e kanë lënë klubin të përpiqet të qëndrojë në League One, ligën e tretë të futbollit anglez.
Blackpool ka arritur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit dhe Evatt është gjykuar nga një sërë rezultatesh të dobëta që pasuan një fillim të mirë të sezonit. Ndeshja e tij e fundit në stol ishte humbja 1-0 jashtë fushe ndaj AFC Wimbledon të shtunën. Pas asaj ndeshjeje, Evatt deklaroi se performanca e ekipit u ndikua nga një virus që preku disa nga lojtarët gjatë udhëtimit.
Evatt kaloi gjashtë vjet si lojtar te Blackpool, duke bërë 254 paraqitje. Ai ishte një pjesë kyçe e ekipit që arriti ngjitjen historike nga niveli i tretë i futbollit anglez në Ligën Premier dhe ishte i përfshirë në dy ndeshje të suksesshme ‘play-off’ që e panë klubin të siguronte ngjitjen në nivelet më të larta.
Ai gjithashtu luajti çdo ndeshje për Blackpool në sezonin e tyre të vetëm në Ligën Premier. Pavarësisht lidhjes së tij të fortë me klubin, rezultatet e dobëta gjatë atij sezoni çuan në fundin e marrëdhënies.
“Klubi i Futbollit Blackpool mund të konfirmojë se Ian Evatt është larguar nga pozicioni i tij si trajner kryesor pas 12 muajsh në këtë rol. Gjatë një karriere shumë të suksesshme si lojtar në Bloomfield Road, ai bëri mbi 250 paraqitje dhe luajti një rol kyç në ngritjen e paharrueshme të klubit nga League One në Ligwn Premier”, njoftoi Blackpool. /Telegrafi/

