KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

ZKA-ja auditon programet e mbështetjes për bujqësi dhe zhvillim rural

ZKA-ja auditon programet e mbështetjes për bujqësi dhe zhvillim rural

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës me temën “Efektiviteti i planifikimit dhe monitorimit të programeve të mbështetjes për bujqësi dhe zhvillim rural”, për periudhën 2023 – 2026.

Auditimi do të vlerësojë nëse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) siguron planifikim të bazuar në analiza dhe monitorim të programeve të orientuar drejt rezultateve.

Po ashtu do të vlerësohet nëse Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) i ka zbatuar në mënyrë efektive kontrollet për investimet e Programit të Zhvillimit Rural dhe kontrollet në terren të bazuara në rrezik për pagesat direkte.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.