KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arteta: Saliba është gati, Zubimendi dhe Saka jashtë për disa javë

Arteta: Saliba është gati, Zubimendi dhe Saka jashtë për disa javë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka ndarë lajme të përziera sa i përket gjendjes së skuadrës në konferencën për media para përballjes së radhës në Premier Ligë kundër Newcastle United, duke konfirmuar rikthimin e mbrojtësit William Saliba, por edhe mungesën e Martin Zubimendit.

Tekniku spanjoll dha siguri për qendërmbrojtësin francez, ndërsa njoftoi se mesfushori spanjoll ka pësuar një problem muskulor që do ta mbajë larg fushave për një periudhë të caktuar shkruan Indeks Online.

“William Saliba është gati. Martin Zubimendi është jashtë fushës për shkak të një problemi të lehtë në muskul të kofshës. Do të mungojë për disa javë”, deklaroi Arteta para gazetarëve.

Rikthimi i Salibës vjen në një moment kyç dhe forcon ndjeshëm prapavijën e “Topçinjve” në një transfertë tradicionale të vështirë në “St. James’ Park”, ku intensiteti dhe duelet fizike zakonisht luajnë rol vendimtar.

Në anën tjetër, mungesa e Zubimendit për disa javë detyron Artetën të riorganizojë balancat në mesfushë dhe të aktivizojë alternativa të tjera në një kalendar të ngjeshur ndeshjesh.

Përveç situatës së William Salibës dhe Martin Zubimendit, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se jashtë fushave do të mbetet edhe anësori Bukayo Saka, i cili pritet të mungojë për rreth katër javë të tjera./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.