Spektakli i basketbollit kosovar vazhdon këtë fundjavë me katër përballje në këtë xhiro të dhjetë.
Takimet e së shtunës do të nisin nga ora 17:00, kur Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën.
Nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Borës, në një tjetër përballje interesante, ku prishtinasit shihen favoritë.
Të dielën, vëmendja do të jetë e përqendruar te përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 17:00.
Java e dhjetë do të përmbyllet me takimin ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, që fillon nga ora 19:30.
Të gjitha ndeshjet do të transmeton në Artmotion, Sport2. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

