KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Arlinda sqaron ndjenjat për Norën: Nuk janë erotike, janë krejt normale

Arlinda sqaron ndjenjat për Norën: Nuk janë erotike, janë krejt normale

Arlinda duket se është penduar për mënyrën se si shprehu pëlqimin ndaj Norës, pasi kjo temë është komentuar shumë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Së fundmi, ajo zhvilloi një bisedë të sinqertë me Jonën, gjatë së cilës u shpreh e shqetësuar për mënyrën se si është interpretuar deklarata e saj.

Pas një përqafimi nga Jona, Arlinda tha se ndjenjat e saj nuk kanë aspak natyrë erotike, por janë krejtësisht normale, si ato të një shoqërie.

“Po luajnë me ndjenjat e mia, që nuk janë hiç erotike, beso, janë shumë normale, të rrish me një shoqe. Thashë ‘pëlqim’, i kam rënë pishman që e kam thënë atë gjë. Si e morën!”, u shpreh ajo.

Jona ndërhyri duke i thënë se të tjerët e kanë marrë deklaratën më seriozisht nga sa ishte në të vërtetë, ndërsa Arlinda shtoi se sipas saj, kjo po bëhet për lojë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.