KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pacolli njofton për rrënime të reja përreth liqenit të Ujmanit

Pacolli njofton për rrënime të reja përreth liqenit të Ujmanit

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar rrënimine nërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se rrënimi do të bëhet në gjashtë objekte pa leje në zonën përreth liqenit të Ujmanit, prej tyre katër veranda dhe dy shtëpi.

Teksa, më pas do të vazhdojnë edhe në Batllavë dhe Badovc.

Postimi i plotë:

Po vazhdojmë me rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.

Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit.

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi.

Pastaj, vazhdojmë edhe në Batllavë dhe Badovc.

Mbrojtja e liqeneve dhe burimeve tona ujore është përgjegjësi e përbashkët dhe nuk do të lejojmë ndërtime që cenojnë pasuritë tona natyrore. Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim!. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.