KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis rrënimi i 6 objekteve pa leje te Liqeni i Ujmanit, paralajmërohen aksione edhe në Batllavë e Badovc

Nis rrënimi i 6 objekteve pa leje te Liqeni i Ujmanit, paralajmërohen aksione edhe në Batllavë e Badovc

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se kanë nisur aksionet për rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit.

Sipas saj, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e gjashtë objekteve pa leje, prej të cilave katër veranda dhe dy shtëpi.

Pacolli ka bërë të ditur se ky aksion vjen pas rrënimit të ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit.

“Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit. Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka paralajmëruar se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në zonat përreth liqeneve të Batllavës dhe Badovcit.

“Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim!”, ka theksuar ministrja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.