Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve, Margaret Satterthwaite, ka shkruar në profilin e saj zyrtar në “X” duke thënë se është duke e përcjellë me kujdes debatin në Kuvendin e Kosovës për draftimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ajo ka përmendur vërejtjet e dhëna nga Bashkimi Evropian dhe shqetësimet e tyre që lidhen me pavarësiën e gjyqësorit dhe mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.
“Po e ndjek me vëmendje debatin e sotëm në Kuvendin e Kosovës lidhur me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
BE-ja ka shpjeguar se projekt-amendamentet ngrenë shqetësime serioze që lidhen, ndër të tjera, me pavarësinë gjyqësore, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe me vazhdimësinë e të drejtave procedurale”, ka shkruar ajo.
Satterthwaite është profesoreshë amerikane e cila punon në Universitetin e Dretjësisë në Nju Jork.
#Kosovo: I am following carefully the debate today in the Kosovo Assembly on the draft law amending and supplementing the Law on the Specialist Chambers.
The EU has explained that the draft amendments raise serious concerns relating to judicial independence, the protection of victims and witnesses, and the continuity of procedural rights, among other issues.
— Margaret Satterthwaite (@SRjudgeslawyers) November 19, 2026

