Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka folur me tone të qarta dhe mbrojtëse për sulmuesin Endrick, në konferencën për media para ndeshjes së nesërme të skuadrës madrilene, duke hedhur poshtë zërat dhe spekulimet që qarkullojnë rreth situatës së lojtarit.
Portugezi nënvizoi se interesat e klubit qëndrojnë mbi çdo individ, por pikërisht për këtë arsye, sipas tij, sulmuesi brazilian mbetet një element i nevojshëm për ekipin shkruan Indeks Online.
“Endrick? Ai është i mirë këtu! E dua shumë Real Madridin dhe, për mua, Real Madridi është më i rëndësishëm se ai. Kjo do të thotë se Real Madridi ka nevojë për Endrickun.
Siç e shihni, ata që shkruajnë gjëra të ndryshme, si dhe agjentët që i dërgojnë ato (për t’u shkruar)… Unë, si trajner i Real Madridit, e di që Endricku është i rëndësishëm për mua”, deklaroi Mourinho./IndeksOnline/

