KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hykmete Bajrami: Nga sot reduktimet lejohen edhe me vendim të Kuvendit!

Hykmete Bajrami: Nga sot reduktimet lejohen edhe me vendim të Kuvendit!

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se nga sot energjia mund të ndërpritet kurdo dhe kudo, sepse këtë e lejon Kuvendi me vendim.
“Të nderuar qytetarë, ju që po përballeni me reduktime,
Mbrëmë, pas mesnatës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, LVV-ja votoi vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë – kjo është domethënia e masave emergjente në sektorin e energjisë.
Tash, për 60 ditë, energjia mund të ndërpritet kurdo dhe kudo, sepse këtë e lejon Kuvendi me vendim. Pra, ky vendim nuk e përmirëson furnizimin me energji, ky vendim e mbron KEDS/KESCO-n nga paditë eventuale për dëmet që po bëhen nga ndërprerjet e energjisë elektrike.
Po, vendimi e detyron edhe Ibër-Lepencin të prodhojë energji për Shërbimin Universal, por kapaciteti i instaluar i tij është vetëm rreth 30 Më. Tash mendojeni vetë sa mundet me u përmirësu gjendja me 30 Më.
Ky vendim mbi të gjitha vlen:

  • Për t’i arsyetuar reduktimet,
  • Për blerjen e energjisë elektrike, duke anashkaluar rregullat e prokurimit publik,
  • Për kontraktimin e kompanive për investime e remonte në KEK, pa procedurat e zakonshme të prokurimit,
    Mos të harrojmë, masat emergjente për furnizim me energji u shpallën për herë të parë më 21 dhjetor 2021. Gati pesë vjet më vonë, ende po qeverisin me masa emergjente.
    Ndërkohë:
  • Nuk ka kontrata afatgjata për blerje të energjisë.
  • Remontet kanë dështuar dhe kontratat janë lidhur shumëfish më shtrenjtë.
  • Strategjia e Energjisë nuk po zbatohet.
  • Nuk janë ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese.
    Ka vetëm një zgjidhje: kapacitete të reja gjeneruse. Jemi vonë, por nëse nuk fillojmë, kriza vetëm do të thellohet, shumë shpejt do të vijmë në pikën ku as qytetarët e as buxheti i Kosovës s’ka me i përballu faturat e energjisë” shkruan Bajrami në reagim./Indeksonline/
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.