KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lamine Yamal: U bleva shtëpi nënës, babait dhe gjyshes – janë gjithçka për mua

Lamine Yamal: U bleva shtëpi nënës, babait dhe gjyshes – janë gjithçka për mua

Lamine Yamal ka rrëfyer anën më personale të jetës së tij në podcastin “Resonancia de corazon”, ku ka folur për sakrificat e familjes dhe rrugëtimin nga një fëmijëri modeste deri te suksesi në futbollin botëror.

Ylli i Barcelonës ka treguar se një prej gjërave që e gëzon më shumë është mundësia për t’ua kthyer familjarëve gjithçka që kanë bërë për të.

“E bleva një shtëpi për nënën time. E pyeta se në cilën zonë dëshironte dhe i thashë: ‘Zgjidhe atë që dëshiron ti’”, rrëfeu 19-vjeçari.

Ai tregoi se është rritur në kushte jo të lehta, madje në periudha të ndryshme të fëmijërisë kishte ndarë banesën me familje të tjera.

Yamali foli me shumë emocion edhe për nënën e tij, Sheila Ebana, e cila kishte punuar në McDonald’s për ta mbajtur familjen.

“Nëna ime gjithmonë dëshironte që unë të studioja. Më regjistronte në aktivitete jashtëshkollore dhe ndonjëherë më thoshte: ‘Nuk do të shkosh të luash nëse nuk mëson’”, tregoi futbollisti.

Ai zbuloi se tashmë ka siguruar shtëpi edhe për babanë dhe gjyshen e tij.

“Babai im është i qetë në shtëpinë e tij, gjyshja ime është e qetë në shtëpinë e saj, nëna ime mund të ketë gjithçka që dëshiron. Ajo është mbretëresha ime, personi që dua më së shumti. Është gjithçka që një fëmijë mund të kërkojë”, përfundoi Yamali. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.