KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jakup Krasniqi e nis mëngjesin sërish te familja në Velani

Jakup Krasniqi e nis mëngjesin sërish te familja në Velani

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka nisur edhe ditën e tretë të qëndrimit të tij në Kosovë, në vizitë te familja e tij në Velani të Prishtinës.

Kjo vizitë i është mundësuar Krasniqit nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare, pasi siç është mësuar, bashkëshortja e tij Sevdija është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sikurse në dy ditët paraprake, Krasniqi ka mbërritur te shtëpia e tij nën shoqërimin e forcave të EULEX-it, ku është pritur nga familjarët e tij.

Në dy ditët e para të kësaj vizite, Krasniqi ka qëndruar gjatë ditës pranë familjes, nën masa të rrepta sigurie dhe përcjellje të EULEX-it.

E në mbrëmje, ai është dërguar në objektet e EULEX-it në Prishtinë.

Sipas raportimeve, vizita e Krasniqit në Kosovë pritet të zgjasë gjithsej 4 ditë.

E siç ka raportuar gazetarja e Klan Kosova gjatë ditës së djeshme, ish-kryetarit të Kuvendit qëndrimi në Kosovë do t'i përfundojë të shtunën në orën 14:00, kur nga shtëpia e tij në Velani, do të niset drejt aeroportit për t'u rikthyer në Hagë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.