Bayern Munich ka shfaqur interesim për Brajan Grudën, por transferimi i sulmuesit të RB Leipzigut nuk do të jetë aspak i lehtë.
Sipas “Bild”-it, klubi gjerman do të kërkonte rreth 100 milionë euro për ta lejuar largimin e tij verën e ardhshme.
Leipzigu nuk ka ndërmend ta shesë lehtë futbollistin dhe do të pranonte vetëm oferta jashtëzakonisht të larta.
Gruda aktualisht është i huazuar nga Brighton, por në fillim të vitit 2027 mund të aktivizohet detyrimi për blerjen e tij prej 25 milionë eurosh.
22-vjeçari ka shkëlqyer së fundmi, veçanërisht me përfaqësuesen e Gjermanisë.
Në dy paraqitjet e para ndërkombëtare shënoi një gol dhe dha dy asistime, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha.
Edhe Jurgen Klopp e vlerëson shumë talentin e tij, ndërsa Bayerni po e përcjell nga afër zhvillimin e futbollistit që mund të luajë në të dy krahët e sulmit dhe pas sulmuesit kryesor. /Zëri

