KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gruaja e parë në stafin teknik te United: Kush është Silvia Tuya Vinas?

Gruaja e parë në stafin teknik te United: Kush është Silvia Tuya Vinas?

Trajnerja spanjolle e përgatitjes fizike, Silvia Tuya Vinas, pritet t’i bashkohet stafit teknik të Mauricio Pochettino-s te Manchester United, një lëvizje që do të shënojë një moment historik për klubin anglez.

Nëse ky angazhim konfirmohet zyrtarisht, 46-vjeçarja do të bëhet gruaja e parë e përfshirë në stafin teknik të ekipit të parë të meshkujve të “Djajve të Kuq”.

Vinas nuk është emër i panjohur për bashkëpunim në nivele të larta, pasi më herët ka punuar me Pochettino-n te Chelsea si dhe me kombëtaren e meshkujve të SHBA-së (USMNT).

Ajo tashmë mban një rekord të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar ku në tetor të vitit 2024 u bë gruaja e parë e regjistruar zyrtarisht në stafin teknik të kombëtares së meshkujve të Shteteve të Bashkuara.

Përveç përvojës në fushë, Vinas vjen me profil të fortë akademik dhe profesional shkruan Indeks Online.

Ajo zotëron doktoraturë (PhD) në shkencat e sportit nga Universiteti i Barcelonës, me specializim në përgatitjen fizike dhe forcën.

Ka luajtur në nivel profesionist për ekipin e femrave të Levante-s, përpara se t’i përkushtohej karrierës si trajnere.

Me ardhjen e saj të pritur në “Old Trafford”, stafi i Pochettino-s forcohet me një specialiste të dëshmuar të kondicionit fizik, ndërsa Manchester United thyen një tjetër barrikadë brenda strukturës së ekipit të parë./IndeksOnline/

🚨 JUST IN: Sílvia Tuyà landed in Manchester in the same jet as Mauricio Pochettino.

Tuyà is expected to join his staff at Manchester United.

[@katwalshy1] https://t.co/xciPGn3WsP

— UtdXclusive (@UtdXclusive) November 18, 2026

Sílvia Tuyà in training with the USMNT. (Old video)

She will become the first female coach of United’s men’s first team. 👏 https://t.co/LixSDfHG04

— UtdXclusive (@UtdXclusive) November 18, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.