KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Reali i përgatit dy rinovime të rëndësishme: Radha e Courtois dhe Bellinghamit

Reali i përgatit dy rinovime të rëndësishme: Radha e Courtois dhe Bellinghamit

Real Madridi po vazhdon të sigurojë të ardhmen e yjeve të skuadrës.

Pas rinovimeve të Arda Güler dhe Aurélien Tchouaméni, të dy deri në vitin 2032, radha pritet t'u vijë Thibaut Courtois dhe Jude Bellingham.

Sipas “Mundo Deportivo”, portieri belg pritet ta zgjasë kontratën deri në qershor të vitit 2028. Courtois, i cili aktualisht ka marrëveshje deri në vitin 2027, dëshiron ta përfundojë karrierën në “Santiago Bernabeu”.

“Jam shumë i lumtur te Madridi dhe ëndërroj ta përfundoj karrierën këtu. Shpresoj të qëndroj edhe katër apo pesë vjet të tjera”, kishte deklaruar ai.

Ndërkohë, Bellingham pritet të rinovojë deri në vitin 2031, me një përmirësim të ndjeshëm të pagës.

Mesfushori anglez konsiderohet një prej lojtarëve kryesorë për të tashmen dhe të ardhmen e projektit madrilen. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.