KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hainer i prerë për të ardhmen e Olise-s

Hainer i prerë për të ardhmen e Olise-s

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka hedhur poshtë çdo mundësi për shitjen e yllit të skuadrës, Michael Olise, duke bërë të qartë se gjiganti bavarez nuk do të dorëzohej as për oferta marramendëse.

Në një prononcim për mediumin gjerman “t-online”, kreu i klubit nga Mynihu shprehu besim të plotë se francezi do të mbetet pjesë e projektit afatgjatë të skuadrës shkruan Indeks Online.

“Jemi të qetë dhe duam që Olise të qëndrojë për shumë vite të tjera. A do ta merrnim në konsideratë shitjen për 250 ose 300 milionë euro? Ne nuk jemi një klub që shet lojtarë, ne jemi një klub që blen”, deklaroi Hainer.

Me këtë deklaratë të prerë, Bayern Munichu sinjalizon qartë se Michael Olise konsiderohet një nga shtyllat kryesore të skuadrës dhe jo një lojtar në merkato, pavarësisht interesimit ose shifrave të larta që mund të qarkullojnë në tregun e transferimeve.

Madje kujtojmë që kohët e fundit në media qarkullonin informata se klubi spanjoll Real Madrid ishte kandidat potencial për yllin francez, por kjo ide u shua momentalisht./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.