KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj, zjarrfikësit me intervenime të shumta

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj, zjarrfikësit me intervenime të shumta

Zjarrfikësit në Ferizaj janë përballur sot me intervenime të shumta, si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë komunën.

Përmes një njoftimi, Zjarrfikësit e Ferizajt kanë bërë të ditur se erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme materiale në objekte të ndryshme.

“Zjarrfikësit sot janë përballur me intervenime të shumta, pas erës së madhe që ka përfshirë komunën e Ferizajt. Janë bërë edhe dëme materiale nëpër objekte të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar për largimin e llamarinave të varura që paraqisnin rrezik, si dhe të drunjve të rrëzuar që kishin bllokuar rrugët. Po ashtu, janë kryer edhe intervenime të tjera për t’u përballur me pasojat e motit të lig.

“Çdo herë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit të zjarrfikësve të Ferizajt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.