Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës.
Në këtë mbledhje sikurse edhe në mbledhjet e kaluara pritet të ketë intervistime. Për ditën e sotme është pararë që të intervistohen dy zyrtarë nga Komuna e Pejës dhe një zyrtar i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Sipas njoftimit për media mbledhja e komisionit nis nga ora 09:00./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

