Erërat e fuqishme që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme territorin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët magjistrale, kanë shkaktuar dëme materiale në biznese, ndërtesa publike dhe automjete. Po ashtu, është raportuar për një person të lënduar në Ferizaj, njofton policia.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë qytetarët që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet e mundshme nga kjo situatë.
“Ekipet policore, në bashkëpunim edhe me komunën e Ferizajt, me ekipet emergjente, janë në terren dhe po intervenojnë në rrugë dhe hapësira publike, ku erërat kanë shkaktuar dëme dhe pengesa në qarkullim. Gjithashtu, po trajtohen edhe raportimet e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Për çdo rast emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë numrat:
Zjarrfikësit: 193
Postimi i plotë:

