KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, Komuna apelon qytetarët të shmangin daljet

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, Komuna apelon qytetarët të shmangin daljet

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Ferizajn gjatë mbrëmjes së 19 nëntorit kanë shkaktuar dëme materiale në ekonomi familjare, biznese dhe ndërtesa publike.

Komuna e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që të shmangin daljet dhe qarkullimin, për të evituar rreziqet që mund të shkaktohen nga moti i lig.

Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se ekipet e emergjencave janë në terren dhe po intervenojnë në rrugë dhe hapësira publike ku erërat kanë shkaktuar dëme dhe bllokime të qarkullimit.

Ekipet po udhëhiqen nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Alberton Sahiti, ndërsa intervenimet po realizohen edhe në bazë të raportimeve të qytetarëve.

“Ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes të shtuar dhe të ndërmerrni masa parandaluese për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja”, thuhet në apel.

Komuna ka publikuar edhe numrat emergjentë ku qytetarët mund të raportojnë rastet që kërkojnë intervenim:

Komuna: 048 111 161

Zjarrfikësit: 193

Emergjenca: 194

Policia: 192

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar deri në përmirësimin e situatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.