Tre janë kandidatët që do të garojnë për postin e presidencës së FIFA-s në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin Mars të vitit 2027 në Rabat të Marokut.
Kreu aktual i organizatës më të lartë të futbollit botëror do të sfidohet nga Filip Dialo dhe Kohzo Tashima, edhe pse emrat e këtyre të fundit duhet të ratifikohen zyrtarisht nga komisioni elektoral.
Mbyllja e aplikimeve për kandidatët u bë të mërkurën në mbrëmje, teksa në përputhje me rregulloren e FIFA-s, komisioni do t’i shqyrtojë kandidatët dhe do të marrë një vendim për pranimin e tyre.
Sipas mediave të huaja, presidenti aktual Infantino është favorit pasi për momentin ka mbështetjen e Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe Oqeanisë.
Megjithatë, UEFA i ka vënë përballë një kandidat të fortë si presidenti i federatës franceze Filip Dialo.
Ai ka përpara misionin për të bindur konfederatat e tjera në një kohë rekord, duke përfituar nga polemikat dhe kritikat e shumta që e shoqëruan Infantinon pas përfundimit të Botërorit për planin e tij për shitjen e të drejtave të kompeticionit.
Mes kandidatëve është edhe Kozho Tashima, presidenti i nderit në federatën japoneze të futbollit.

